GEOSCAN sh.p.k., në bashkpunim me kompanin “Geoscan Inc.” me lokacion në British Kolumbi të Kandasë, specializon në skenim të nën-sipërfaqes me anë të Radarëve të teknologjisë më të avancuar GPR (Ground Penetrating Radar).
Në Kosovë, shërbimet ofrohen nga “Geoscan Shpk” e cila është e vetmja kompani në vend që ofron shërbime profesionale duke ofruar shërbime në këto katër fusha profesionale: Ndërtimtari, Infrastrukturë Rrugore, Arkeologji dhe Forenzikë.
Në vitin 2011, Geoscan hapi zyrën e parë në Fushë Kosovë duke u bërë kompania e parë në treg që është e regjistruar dhe e kualifikuar të ofroj shërbime profesionale të këtij lloji.
Edhe pse, kompania “Geoscan” ka vetëm pak kohë që ka filluar aktivitetet e saja në Kosovë, është imperative të ceket se ka një staf profesional të trashëguar nga kompania bashkëpuntore Kanadeze. Ekipi ynë i ekspertëve dhe inxhinierëve profesional, se bashku me devizionin për hulumtim dhe zhvillim siguron që ne të jemi ofruesi më i madh në Kosovë dhe rajon për konsultime të rardarëve për penetrimin e tokës.
GEOSCAN përdor “Ground Penetrating Radar” (GPR) për vlerësimin e intgritetit të konstruksioneve apo ndërtimeve inxhinierike. GPR bën evaluimin apo matjen shtresave nënsipërfaqësore duke matur densitetin e materialit. Fillimisht GPR është përdorur për skenimin e sipërfaqes sё tokës për hulumtime arkeologjike, dhe mineraleve nёn tokësore. Por tani “Geoscan” aplikon këtë tekonologji me sukses nё industrinë e ndërtimtarisë dhe në infrastrukturë rrugore.
Sot, Geoscan është e involvuar gjatë tёrё procesit tё ndërtimit tё një konstruksioni, që nga faza e projektimit deri tek zbatimi i saj i plotё. Nё procesin e hartimit tё konstruksionit, “Geoscan” shërben inxhinierёt teknologё me tё dhënat gjeologjike. Ndërsa, nё procesin e zbatimit shërben si monitorues .
GEOSCAN furnizon inxhinierët me tё dhëna tё sakta nё fazën e inspektimit dhe analizave tё konstruksionit, duke zbuluar vendin e materialit të betonuar (armaturë, kabllo elektrike dhe fajbro – optike, gypa te ujit etj.) Nё këtë mënyrë përdorimi i teknologjisë mё moderne dhe metodave tё reja nё ndërtimtari krijojnë kushte shumë tё favorshme për shkurtimin e afateve.
Ne kemi arritur progres të konsiderueshëm në Kosovë që prej se kemi filluar aktivitetin tonë. Ne synojmë të mbajmë dhe përforcojmë posicionin tonë si lider duke plotusuar kërkesat e klienteve tanë nëpërmjet dedikimit të ofrimit të shërbimit cilësorë.